Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, pas shtimit të numrit të rasteve të reja me sëmundjen e rrezikshme të koronavirusit, e cila për më shumë se një vit ka kapluar të gjithë globin tokësor. Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 888 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rritje të madhe në ditët e fundit. IKSHPK thotë se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima dhe se asnjëra nga vaksinat që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton Covid-19.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …