Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur nga raportet e qendrave operatve emergjente 112 të orës 19.00, në të gjithë territorin e Kosovës gjendja pas të reshurave të shiut paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri. Nehat Koqinaj, zëdhënës i kësaj agjencie, ka bërë të ditur se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në të gjithë vendin janë në monitorim të situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual.“Qendrat Operative Emergjente 112 në gjashtë rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 dhe koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale në rast kërkese për ndihme nga niveli qendror”, ka thënë ai./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …