leoni

Shqiperia Harta

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Traktati i fshehtë i Londrës i 26 prillit të vitit 1915

Institucionet serbe dhe jugosllave kanë publikuar deri me tash afro 200 tituj dokumentesh lidhur me Luftën e Parë Botërore. Dokumentet janë botuar në mënyrë selektive, duke shfaqur dhe përshkruar vetëm “vuajtjet dhe pësimet e ushtrisë dhe popullit të tyre ”. Në dokumente dhe “analiza “ nga kujtimet e shumta të oficerëve dhe ushtarëve, dominon një vajtim emocional për “golgotën” që ua solli ushtria Austro-Hungareze dhe Gjermane gjatë viteve 1914-1918. Çudi. Askund këta “bijë“ të shën Savës që vet ia nxorën sytë (Rastkos) dhe pastaj e konvertuan në të “shenjët”, nuk i përshkruajnë MIZORITE që i bënë ndaj shqiptarëve duar thatë në Kosovë, në Lumë, në Dibër dhe në Shqipërinë e Mesme, ku i vranë edhe barinjët, për t` u a grabitë bagëtinë për ushqim. Kjo akuzë del nga vet dokumentacioni i tyre. Si duket serbët , nga historia nuk kanë mësuar asgjë ende. Po e them këtë sepse për çdo ditë mjetet e informimit (2015), po lajmërojnë se trupa të pajetë të shqiptarëve po gjenden në varreza masive nëpër Serbi. Po, po , oficerët serb më 1998/99 kanë bartë kufoma të shqiptarëve nga Kosova dhe i kanë maskuar, atje nëpër Serbi për të humbur gjurmë. Dhe, prapë kërcënohen. Pse, sepse i ka lavdëruar Evropa Plakë. Ah, AT Fishtë, mos t` u harroftë emri kurrë.

Menjëherë pas Kongresit të Berlini (1878) , më 1879 do të lidhet aleanca në mes Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë. Në vijim, më 1882 do lidhet aleanca në mes Gjermanisë dhe Italisë. Kurse më 1897 do të pasojë aleanca në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kjo aleancë :Gjermani-Austro-Hungari-Itali, do të dëshmoi një politikë të dikatatit ekonomik me konotacion agresiv në rrafshin ushtark ndaj fuqive tjera evropiane.Sipas dokumentev sekrete, qëllimi i kësaj aleance ishte që të dominojë ekonomikisht dhe ushtarakisht në Mesëdhe, me orientim të fundit që imperializmi rus, anglez dhe francez të dytësohen në rrafshin gjeostrategjik për përqëndrim në Lindjen e Afërt. E vërteta, apetitet e këtij blloku nuk pushonin sa për t` u “rrezitur të lirë në ujërat e Mesdheut”. Orekset e mëtejme të këtij blloku politik dhe ushtark ishin për t` u shtrirë deri në Jug të Afrikës, dhe në Lindje deri te kufijtë e Iranit. Ish perandoria Osmane sipas gjeostartegjisë së këtij pakti duhej të shkonte në “muzeun e ish Perandorisë bizantine” . Duhej të harrohej de fakto. Me fjalë të tjera ky pakt ishte fare i tejdukshëm se ishte krijuar për të zbatuar politikë agresive imperialiste. (Hakif Bajrami, Kosova njëzetë shekuj në luftë për liri, Prishtinë 2001; Programi kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002,f. 22).

Si reaksion, jo për dashuri, por për t` i ruajtur pozicionet koloniale do të krijohet aleanca e quajtur në histori Antantë. Së apri do të lidhet aleanca Francë-Rusi më 1893. Pastaj do të lidhet aleanca Francë-Angli me 1904. Në vijim do të lidhet aleanca Angli-Rusi më 1907. Kështu Evropa do të diferencohet në dy blloqe kundërshtare që me të gjita mjetet do ta luftojnë njëra tjetren, kuptohet për përfitime territoriale strategjike koloniale. (H. Bajrami, Lufta e parë botërore dhe pasojat 1914-1918, dorëshkrim).

Ky polarizim do të i ketë dy etapa. Etapa e parë e polarizimit ishte deri në përfundimin e Luftës së Parë ballkanike, ku këto fuqi kishin realitivisht një synim që lirishtë mund të quhet Kryqzata më e suksesëshme në histori, sepse së bashku me eksponentët ballkanik do ta largojnë Pernadorin e “baba dovletit” nga Ballkani. Etapa e dytë do të vijëzohet nga viti 1914-1918, që do të mbyllet me humbje të luftës më të egër deri në atë kohë në histori, me humbje totale të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Kjo luftë do të mbyllet në “Paqën e Versajit “ më 1919, pikërisht në atë pallat ku Bizmarku më 1871 e kishte shpallë bashkimin e Gjermanisë. Kohët ndryshojnë.(Arkivi i Francës, Paqa e Versajit, dokumnete të aktiviteteve ditore në Versaj 1918-1919, fotokopje, 1-586; Paqa e Versajit dhe Shqiptarët , shtatë vllime në serbishte, frengjishte dhe anglishte, të lidhura si skripta).

Me 2 gusht 1914 Italia e shpallë neutarlitetin në luftë

Sipas dokumenteve, Alenacën Berlinë-Vjenë –Romë do ta prish Italia më 2 gusht 1914 duke shpallë neutralitet, kohë kjo kur Lufta e Parë botërore po i merrte kornizat vendimtare. Aleanca e Dytë Paris-Londër –Peterburg do të luhatet në fillim të vitit 1916, por do të prishet defintivisht në tetor 1917, kohë kjo kur në Rusinë cariste shpërthen lufta qytetare me që rast rrzohet monarkia dhe vjen në pushtet e majta republikane , madje e një pushteti komunist të paparë deri atëherë në Evropë, pas Komunës Parist (1789). LIdhur me këtë, në këtë studim kemi për qëllim të sheshzojmë se në politikë nuk ka miqësi dhe dashuri, nuk ka “BESE” dhe burrëri në mes fuqive cilado qoftë. Në politikë ka vetëm INTERES .Të mjerët popujtë e vegjël nëse u nënshtrohen ndrydhjeve të këtyre interesave bllokiste të alenacave. Shkurt, fati i popujve të vegjël po nuk u organizuan dhe ndërgjegjësuan ishte dhe mbetet sa një bujshkë. (Po aty, Raportet në Paqen e Versajit me analizat politike të pjesëmarrësve 1918-1919).

Nikolla Pashiqi e vizaton hartën e Jugosllavisë qysh më 1914

Mbrtetëria e Serbisë ishte bërë e njohur si shoqëri e militarizuar me plotë organizata terroriste, që mbaheshin si “partiotike”. Ky militarizim i kishte dy etapa. Etapa e parë fillon më 1882 dhe mbaron më 1903, kur me grushtshtet- atetntat ndryshohet Dinastia e obrenoviqëve. Kjo etapë karakterizohet me mardhënie të shkelqyera të Austro-Hungarisë me Serbinë. E vërteta, këto dy shtete më 28 VI 1881, do të lidhin Marrëveshje sekrete për 20 vjetë në mënyrë që Austro-Hungaria mos ta pengojë ekspanzionin e Serbisë në Jug kah Kosova në drejtim të Selanikut dhe Durrësit,. Ndërsa Serbia mos ta pengojë Wjenën në aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovinës. Kundër këtij projekti nuk ishte i entuziazmuar Mali i Zi, por idenë e pansllavizimit e deshironte, duke mos e ditur se do ta humbas dinastinë dhe shtetin kral Nikolla. (Shiqo: Konventa sekrete, fotip në : H. Bajrami, Si e okupi Serbia Kosovën, 1. , Prishtinë,2003, f.28 në origjinal dhe të përkthyer po aty).

Më 1903 Mbretëria e Serbisë do të ndryshojë kursin politik me Dinastinë e re të Karagjorgjeviqëve , duke u orientuar politikisht kah Rusia cariste dhe Franca republikane, politikë kjo që automatikisht e inkudronte si shtet piemont për bashkimin e sllavëve të Ballkanit nën tytelen e Antantës (Rusi, Francë-Angli). Duke notuar kështu me mjaftë sukses, sidomos kah jugu 1908-1912 me moton: “në luftë për jetë a vdekje për ta përzënë Perandronë Osmane nga Evropa”, Serbia do të përkrahet në qendrat e gjashtë Fuqive evropiane si prijetare e një kryqzate më të sukseshme në histori. Kjo histori tragjike , sidomos për shqiptarë, do të bëhet realitet duke i derguar Fuqitë evropiane 620 oficerë të lartë në sherbim të ushtrisë së Mbretërisë serbe, për ta luftuar “turkun dhe arrnautin e islamizuar”. (shiqo: Notesi i Nikolla Pashiqit, kur Austro-Hungaria e aneksoi Bosnjen dhe Hercegovinë 1908-1912).

Etapa e dytë politike e ekspanzionit serb, metastatzon nga viti 1903 e deri më 1914. Në Këtë kohë Serbia “evropiane” do të mbushet me organizata terroriste si: “Mlada Bosna”, “Ujedinjenje ili smrt” (1911) e të tjra. Pas tyre vinin “Bella Ruka”, “Crna ruka”, Narodna Odbrana”, organizata këto që nuk kanë datë të fillimit organizativ, sepse vepronin në konspiracion të thellë. Lidhur me këtë, duke u vrarë shpesh edhe në mes veti, datat e themlimit mbeteshin pa identitet. Në këto rreshtime terroriste , grupore dhe individuale, sidomos në Bosnje do të shquhet “Mlada Bosna” e cila më 28 VI 1914 në shenjë “patriotizmi” do të bëjë atentat në Franc Ferdinantin, vrasje kjo që e shpie Serbinë në luftë të hapër ushtarke me Wjenën dhe Gjermaninë (1914-1918). E vërteta më 31 mars 1909 Wjena dhe Beogradi kishin një marrëveshje për luftimin e organizatave terroriste, të cilat në B dhe H. kishin shënuar disa ndermarrje terroriste, të cilat Wjena nuk mund t` i duronte. Prandaj atentati i 28 Vi 1914 nuk ishte i pari në territorin e Monarkisë dualiste.( Dokumenti o spolnoj politici Serbije, K.VII, sv. 2. Beograd 1980).

Ultimatumi i Vjenës pas atentatit në Sarajevë

Më 12 korrik 1914 (pas një note të A. Hungarisë më 23 VI 1914) Qeveria e Serbisë publikoi një manifest për të mbiellë mjegulla politike në radhët e Fuqive të Mëdha evropiane, nga i cili disa u ngazllyen e disa u deshpruan. Lidhur me kët, edhe pse Manifesti i drejtohej popullit serb dinakëria e Pshiqit shkoi deri aty për t` i përfituar kundërshtarët brendshëm në një anë dhe për ta forcuar Aleancën balkanike të Sllavëve të Jugut në anën tjetër si të “rrezikuar për vdekje”. Manifesti kishte për qëllim sigurimin ushtrak, politik dhe diplomatik , gjithnjë në favor të idesë panësllave si epidemi , që gjenronte në fillim të shekullt XX kudo në Evropë, e servuar nga Rusia, si “pengesë natyrale për depertimin e kapitalit gjerman në Lindje”. Lidhur me këtë, ideja e paraqitjes për bashkimin esllavëve të jugut në Manifestin e Serbisë në prag të Luftës botërore, rrënjët i kishte pikërisht në Luftën e Parë ballkanike më 1912. Me këtë kornizim mbaron parafaze e kësaj politike makiaveliste e Nikolla Pashiqit , për t` i a lëshuar rrugën fazës tjetër për t` i joshë Kroatët dhe Sllovenët për pajtim në formimin e shtetit të përbashkët, që do të quhet Jugosllavi. (shqo: Deklarata e Nishit më 7 XII 1914, “ Srpske Novine” nr.282, Nish, 8 XII 1914).

Si vajti shpallja zyrtare e luftës në mes Serbisë dhe Austro-Hungarisë më 28 korrik 1914?

Më 28 korrik 1914 Wjena zyrtare i shpallë luftë Serbisë, për ta bërë edhe më të fuqishme shpalljen Franjo Josipi më 29 korrik 1914. Kështu luftën e bënë obligim për çdo qyetarë të monarkisë dyaliste. E vërteta, nga “Naçertania “ 1844 e Ilija Garashaninit , Serbia aspironte në variantin e zgjërimit lindor, duke e përfshi në rend të parë Bullgarinë, pra kishte rezerva në sllavët e ritit katolik, në perendim. Natyrisht duke mos i lënë edhe ata pa ndikimin e Beogradit dhe Vaselenës së Stambollit. Në fakt pas marrëveshjes së Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë në Berlin më 5-6 korrik 1914 që këto me të gjitha mjetet ta sulmojnë Mbretërinë e Serbisë, kjo e fundit (Serbia) do të kthehet kah Sllavët e Ballkanit Perendimor, duke kërkuar hapur dhe në shkallë institucionale bashkimin e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në një shtet që do të quhet Jugosllavi. E vërteta kjo ide dihet e nuk dihet a erdhi nga Lindja si çështje panësllaviste, apo erdhi nga Perendimi si çështje “civilizuese” me prapavi “piemontiste”. (shqo: Ferdo Shshiq, Dokumenti o stavranju Jugosllvije, Beograd, dorshkrim në ish DASIP. B. f. 29; B. Petranoviq, Jugoslavija, 1918-19188, Beograd 1988, f. 30).

Duke e vrejtur se qeveria e Nikolla Pashiqit po bënte salto diplomatike nepër kryeqendrat e Fuqive të Antantës, më 23 korrik 1914 Wjena do t` i dërgojë ultimatum Beogrdait se “ideja për atentat në Sarajevë ka ardhur nga Serbia”. Me që kushtet e hetimit të krimit në Sarajevë, madje edhe në Serbi, Serbia nuk do t` i pranojë. Operacionet luftarake do të fillojnë më 12 gusht 1914. Armata e V-të e   Austro-Hungarisë për një kohë të shkurtër do ta detyrojë Armatën e III-të të Serbisë në tërhiekje serioze nga popzitat që i kishte në fillim. Lidhur me kët Wjena do ta sulmojë me tërë Korpusin 16-të nga Armata e VI-të më 15 gusht edhe Malin e ZI. Pas pesë ditësh luftimesh frontale ushtria Wieneze në frontin me Serbinë do të zbrapset seriozisht në Betejëçn e Cerit (20 gusht).

Me këtë fitore qeveria e N. Pashiqit do të trimërohet dhe në frontin malazez do të dërgojë për ta koamnduar luftën gjenralin e njohur për krime në Kosovë më 1912 Bozhidar Jankoviqin. Ky oficer i karierës do të emërohet në Kryeshef të Shtabit të ushtrisë malazeze. Në këtë riorganizim gjenrali i “krimeve” si e quanin gazetarët Jankoviqin (më 1912), do të arrijë disa përparime , sidomos në Plevle. Por , ky “riorganizim” ushtark në Mal të Zi nuk do të pritetet me entuziazëm sepse me Deklaratën e Nishit (7 XII 1914) Qeveria e Serbisë do ta shpalosë rreshtimin e saj për bashkim të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Në këtë dokument , çështja malazeze mjegullohej dhe injorohej, apo konsiderohej si çështje serbe. E vërteta Mbreti Nikolla Petroviq i Malit të Zi si dhe qeveia e tij kishin apetite që të zgjërohen në trevat e Hercegovinës, deri te Sarajeva. Madje aspironin që ta aneksojnë Splitin me rrethinë. Me këto ide imperiale synohej në anën tjetër që Shkodra të ngrtitet në kryeqytet të Mbretrisë së Kral Nikollës (Malit Zi). Në anën tjetër Mbrtetëria e Serbisë ishte trimëruar me disa marrëveshje si ajto : Konkordati meVatikanin më 24 VI 1914; me Esat Pashën më 17 nëntor 1914; me Deklratën e Nishit më 7 XII 1914,me të cilën Kroatët dhe Sllovenët , çarqet politike nën Austro-Hungarinë kishin shprehë pajtim të plotë. Sidomos ideja e Jugosllavisë integrale ishte përkrahë në diasporën e fuqishme sllave npër Evropë dhe Amarikë. (Shiqo: B. Petranoviq, Jugosllavija 1918… Beograd 1988, f. 30-45).

Në janar 1915 qeveria e Malit të Zi (L. Mijushkoviq) së bashku me Mbretin Nikolla Petroviq do të arratisen nga vendi për mos me u kthyer ma kurrë, por duke e humbur edhe shtetësinë e Malit të Zi.(shqi: Korespodenca e e ambasadrit rus në Beograd me kryetarin eqeverisë ruse Sazanovin13-30 janar 1915).

Përkundëpr katastrofes ushtarke, Qeveria e mbretrisë serbe do të mbetet në saje të francezëve në lojën e madhe të “pokerit” të Antantës deri në janar 1916, po edhe më tutje si shtet që zhvillon luftë të drejtë për qëllimet politike të Francezëve dhe Anglezëve. Lidhur me këtë, me Marrëveshjen e fshehtë të Londërs më 26 prill 1915 Anglia, Franca dhe Rusia do ta shpërblejnë Italinë me teritore në brgdetin Lindor të Adriatikut, me çka Serbia nuk do të mbetet e entuziazmuar, por do të detyrohet t` i pranoi kushtet e lojës diplomatiko, politike dhe fuqinë e muskujve ushtark. Shqiptarët në këto rrethana do të gëzohen për humbjet katastrofale të Serbisë dheMalit të Zi si armike të mikut të tyre Austro-Hungarisë. (shiko: Dokumenti o postanku Jugosllovenskog blloka i ideje 1915-1917, në AVIIB. P. 17. K.1-8).

Italia në fillim të Luftës P. Botërore ishte në Paktin tripalësh (Wjenë-Berlin-Romë), por në saje të pazareve sekrete që filluan edhe para se të fillonte lufta, Antanta i ofroi pozicion neutral me barasvlerë që do t` i dhurohen :Vlora, Trieshta dhe Trentono. Me këtë vlerë , qeverioa italiane më 2 gusht 1914 do ta shpallë për fillim neutralitetin në luftë e pastaj do të ngjitet në “qerren” e Atnatës. Lidhur me këtë, sipas dokumenteve sekrete qysh në mars 1915 Italia kishte hy në bisedime n` anën tjetër me Austro Hungarinë duke kërkuar ZGJERIM në Bregdetin lindor të Adriatikut. Pikërishtë më 5 mars 1915 përmes kanaleve diplomatike nga Roma do të dërgohen në Londër KUSHTET me të cilat Italia do të antarësohet në aleancë me Rusinë, Francën dhe Anglinë.Me kushtet e shtruara në fillim do të kundërshtohet nga Rusia (që kishte toka sa të dojë , por jo koloni jashtë kufijëve të saj gjithëashtu kolonial). Francaa në bisedimet e para nuk ishte e entuziazmuar që Italisë t` i jipeshin shpërblime aq të vlefshme për apetitet e saj në Adriatikun Lindor, sepse nuk donte dominim në Mesdhe.

E vërteta Franca dhe Anglia e kundërshtonin çdo dominim të Italisë në Dardanele dhe Bosfor. Toleraca që kishte Rusia në këto pazare mosntruoze ishte e kushtëzuar ,orientimi italian për bisedime të mëtejme të tipit të pazareve me Austro Hungarinë. Për Rusinë Italia nuk ishte një aleat i sigurt. Por, me Marrëveshjen e 26 prillit 1915 Italisë iu plotësuan të gjitha kërkesat, madje doli pazar më profitabil se sa që e kishte menduar Roma zyrtare. Pas kësaj Marrëveshje sekrete, Italia më 4 maj 1915 shpalli daljen nga Pakti me Wjenën dhe Berlinin. Ndërsa më 24 maj 1915 Italia de jure i shpallë LUFTE Austro-Hungarisë. Kështu, Marrëveshja me Antantën i shkatrroi marrëdhëniet e Italisë me Serbinë, diploamcia e së cilës informohej nga Rusia për çdo imtësi të kufijëve në Ballkan. Këto pozicione do ta ngadalësojnë shkatrrimin e Serbisë, të paktën deri në fillim të vitit 1916. (Shqo: Ferdo Shishiq, Dokumneti o stvaranju Jugosllavije, gjerësisht; B. Petreanoviq, Jugosllvija 1918-…..f. 56-57).

Në arkiva ka mbetë telegrami historik i Franjp Supillos për qëndrimin e tij në Petrograd gjatë shkurti , marsit dhe prillit 1915, për ta bindë diplomacinë ruse që ta prkrahë Bashkimin e sllavëve të jugut në një shtet.Orientimin e vet F. Supillo e mbështeste në faktin se krijimi i Jugosllavisë do ta pengonte EKSPAMNZIONIN gjerman në Lindje. Por, Franjo Supillo në Petrograd do të mësojë se Rusia mendon në ZGJERIM të Serbisë e jo në bashkim të sllavëve të jugut në një shtet që do të quhej Jugosllavi. Lidhur me këtë, përfaqsuesi i Serbisë në Petrograd e njohtonte Sazanovin se Nikolla Pashiqi qysh më 6 prill 1915 në Londër po bënte pazare për ndarjen e tokave jugosllve në favor të Italisë. Ne e kundërshtojmë palnin rus, do të shpërthej N. Pashiqi në Londër, por ruset asesi të zbuten sepse nuk dëshironin të ndryshojnë kurs me atë që e kishinme Mbretrinë e Serbisë. Ma në fund Petrogradi do të japi sinjale pozitive me kusht që emri Serbi të fshihet (asgjasohet), duke e zavedsuar me termin Jugosllavi, por dinastia e karagjoirgjeviqëve të “konvertohet”. Edhe më qartë, më 9 prill 1915 përfaqsuesi i Serbisë në Petrograd , Spallajkoviq e informonte Sazanovin : “ Kam kuptuar se po zhvillohen bisedime diplomatike , nga fillimi i luftës në lidhje me qëndrimin e Italisë që ka të bëjë me rregullimin e ardhmërisë së rregullimit në Evropë. Bisedimet po marrin formën përfundimetare.

Tani po mbahen bisedime lidhur me shpërblimin e Italisë për neutralitetin e saj ose për pozicionimin kundër Austrisë dhe Gjermanisë, gjithnjë në llogari të tokave që i aspirojnë Serbët, Kroatët dhe Sllovenët. Qeveria e Serbisë konsideron detyrë të saj që ta përcjellë çdo marrëveshje të Treshës (Rusi, Franccë, Angli). Pastaj Beogradi do të reflektoi. Spallajkoviq do të vazhdoi, Marrëveshja e Teshës e ka filluar këtë luftë , ashtu si shpesh e ka potencuar për çlirimin e popujve nga robëria gjermane me qëllim që të krijoi bazën e fortë për paqe të mëtejshme dhe të gjatë pas kësaj lufte. Ne e kuptojm se dëshira e Marrëveshjes është që në Evropë të krijohet një gjendje në të cilën do të sigurohen liritë e të gjithë popujve dhe paqa e aardhëshme të mbretrojë me lumturi të brendëshme , përmes rregullimit të përbashkët kulturor. Sipas pikpamjes sonë, ky qëllim nuk mund të arrihet nëse sistemi shoqëror në Evropë bazohet në atë nëse një populli apo një tjetri i jipen territore të huaja si shpërblim për shërbimet e bëra. Nëse Italisë i falen toka të banuara me Serbë, Kroatë dhe Sllovenë do të shkatojnë paknaqësi zingjirore në të gjitha trojet e sllavëve të jugut e pastaj do të kemi luftëra të reja në Ballkan, po edhe në Evropë. Me këto shpërbilem do të arrihet e kundërta çka kërkon Marrëveshja e Treshës. Baza italiane në Adriatik është baraspesha. Austria dhe Gjermania kanë punuar posaqërisht në vitet e fundit të krijojnë dominim të tyre në Detin Adriatik, ndërsa shtetet e Marrëveshjes së Treshës nga ana etyre kanë konsideruar që Deti Adriatik duhet të mbetet hapësirë tregtare botërore, që është det i hapur në sherbim te të gjithëve. Serbët , Kroatët dhe Sllovenët kërkojnë në tërësi t`i largojnë Gjermanët nga Adriatiku, prandaj sllavët e jugut janë armiqë natyror të depër timit të kapitalit ekspansionist gjerman kah Deti Adriatik. Sllavët e Jugut mund të jenë të besueshëm dhe miqësor me Italinë, vetëm në atë rast, nëse ata pas lufte të fitojnë lirinë në bregdetoin e tyre të Adriatikut. Serbët, Kroatët dhe Sllovenët e bashkuar që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Hercegopvinë, Bosnje, Kroaci, Dalmaci, Slloveni , Istër, Korushkë dhe Krainë do të krijojnë për Italinë një mburojë të fortë ndaj presionit Gjerman. Të lidhur miqësisht me Italinë , të gjithë ata popuj së bashku do të munden t` i mbrojnë të gjitha ato çështje që i konsiderojnë të rrezikshme që Gjermanët të depërtojnë në Detin Mesdhe. Nëse një pjesë e kombit tonë do t` i dorëzohet Italisë së bashku me territoret përkatëse , ngjarjet do të zhvillohet në kahje tërësisht tjetër. I lusim shtetet e Marrëveshjes Tripalëshe që mos të lejojnë që provincat jugosllave të shërbejnë si mjet i pazareve në mes shteteve të Marrëveshjes Tripalëshe me Italinë, në dëm të Serbëve , Kroatëve dhe Sllovenëve, në dëm të Evropës dhe tërë botës. (A. Mandiç, Fragmenti za historiju ujedinenja , Zagreb, 1956).

Po sa u prezentua një dokuemnt diplomatike politik me “orinetime “ për krijimin e Jugosllavisë homogjene dhe për Serbinë itegrale, diploamcia ruse ose nuk e dinte ose nuk e kuptonte se në Beograd (Nish) ashtu si mendonte Nikolla Pashiqi (Qeveria e Serbis e lidhur pas qeres ruse, franceze dhe angleze) ishte shumë mirë i informuar. So mendonte Nikolla Pashiqi nuk mendonte Kral Petri (Dinastia e lidhur vetëm pas qeres ruse). Por mbretin e smurë dhe shumë të painformuar nuk e konsiderinte Pashiqi si barierë.

Po shqiptarët ku ishin në këto pazare?

Sa i takon parisë politike shqiptare, nëse çështja e ekzistencës së kombit do të varej më 1914-1915 prej tyre, kombi shqiptar sot do të ishte i ndarë copa-copa, në oaza kah i drejtonin bajraktarët shqiptar punëdhënsit e tyre, natyrisht me disa përjashtime si Hasan Prishtina me disa bashkëmendimtar. Sa i takon çëndrimit të Antantës dhe italisë, fati i trojeve shqiptare ishte vënë në sporvën ma të madhe në histori, të coptohen në mes fqinjëve dhe interesave ttë tyre. Në këtë kaos, kur trojet shqiptare “qeverisëshin” prej 23 politikanëve- bajrakatar dhe politikanë të znanatit dhe tezgës. Por, në këto mjegulla në qiellin shqiptar do të arrijë një shkendi. Në Stamboll dhe në Sofje më 25 janar 1914 do të lidhet një Konventë ushtarke me destinacion sekret. Konventa i ka 12 nene. Por për fatin e Shqipërisë Etnike është shumë me rëndësi të citohet neni 9 tekstualisht: “ Të dyaja palët e larta kontraktuese duke ruajtur brenda mundësive parimin etnik, pranojnë të njohin se territoret që ndodhën mbi vijën Ohër, Dibër, Prizren, dhe Prishtinë nuk janë , përderisa janë banuar nga shqiptarë prej feje muslimane, të përfshira në sferat e tyre të veprimit përkatës.Të drejtat e shtetit të pavarur të Shqipërisë mbi këto territore NJIHEN në PARIM”. (Mezhdunarodnie otoshnenija v epohu imperializma, 1878-1917, serija III , tom I, pag.595-596. Cituar sipas Arben Putos, çështja sshqiptare në aktet nddërkombëtare të periudhës së Imperializmit, Tiranë 1987, f. 624).

LIdhur me këtë që u tha më lartë shprsëdhënse ishte edhe takimi Berhtold (m. p. j. i Austyro-Hungarisë) dhe San Xhulianos mbi fatin e Shqipërisë më 18 prill 1914 në Abaica. Këto Fuqi evropiane (Wjena dhe Roma) do të deklarohen se duhet ruajtur “ekuilibrin në Adriatik”, prandaj princ “Widi duhet të marrë komandën e trupave në mënyrë që të mos lejojë forcimin e tepërt të Esat Pashës”. Si duket këto qendra të fuqisë e kishin izoluar tradhtinë e pashait që herë lakonte në Romë, herë në Selanik, herë në Nish, për të gjatuar kush po e paguan më tepër për shitjen e trojeve arbërore. Bisedimet e këtyre ministave të punëve të jashtëme të Wjenës dhe Romës ishin mbyllë me një ekuilibrim të qëndrimeve se në Shqipëri duhet dërguar speialistë në rrolin e këshiltarëve që do të ndihmonin dikasteret: 1. Punët botore: ndërtimin e rrugëve,ndërtim portesh, me përparësi që Iatlia të mbetet punëkryese 2. Dikasteri për prodhime primare në-bujqësi, pyje dhe minjera, ku Iatlisë do të i mbetej e drejta e zgjidhjes; 3.Dikasteri i komunikacioneve –siç është administrimi i porteve , i post-telegrafit, ku do të caktonte prioritetet Wjena. (Arben Puto, çështja shqiptare…f.625-629-teksti i plotë).

Këto orientime sado civilizuese dhe nga këndi i kohës “racionale” me premisa intersash do të palndosen për toke në Nish më 17 shtaor 1914 me Marrëveshjen Esat Toptani me Nikolla Pashiqin. Në këtë marrëveshje është indikative nga këndi i dhelpërisë sllave por edhe i tradhtisë së Pashait shqiptar kur pranon , neni 11 i marrëveshjes: “ Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t` i kudërshtojë Serbisë në ndertimin e hekuridhës së Adriatikut gjer në Durrës , pasi kjo të marrë obligim që t` ua kompensojë pronarëve për tokan që ua merr për nevoja të hekurushës.” (Shukri Rrahimi, Marrëvesjet e qeverisë serbe me Esat Pashë Topatanin gjatë viteve 1914-1915”, “Gjurmime albanologjike” nr.VI,. Prishtinë, 1977, f.125-127). Ky konkludim do të thot se nepër token shqiptare Serbia synonte dhe lejohej që të dali në Adriatik. Kuptohet se rrethanat historike diktuan ndryshe këtë Pazar të turpshëm për pashain. E vërteta, gjatë dhjetorit 1915 dhe janarit 1916 pjesa më e madhe e Ushtrisë serbe ishte e vëndosur nepër Shqipërinë bregdetare, buzë shkatrrimit total nga smundjet. Ajo ushtri gjysëm e shkatrruar po lëvizte ngadal kah deti, duke u ndihmuar sidomos nga “pushteti” i Esat Pashës. Pashai tradhtar i Shqipërisë e “ndihmonte Serbinë më tepër për inatë të Italisë” do të shkruaj Dr Arçibad Rajs, porfesor i kriminalistikës në Lozanë të Zvicrës, njëherit korespodent i luftës.

Pse i tradhtoi Italia aleatët: Berlin- Vjenë më 26 prill 1915 në Konfrencën sekretet në Londër?

Në radhët e oficerëve anglezë me shumë, por edhe në radhët e oficerëve francez si dukuri kishte dymendësi a të ndihmohet ushtria e Serbisë në shkatrrim e sipër sodomos në janar të vitit 1916. Dokumentet flasin për plasaritje të mëdha edhe në radhët e Antantës. Pra plasaritja në radhët e paktit Wjenë-Romë-Berlinë gjatë Luftës Parrë Botëre nuk ishte e vetmuar. Në këto kordinata populli duhet të mësoi se në politikë nuk ka çmime, besë dhe moral, por ka vetëm interesa të kohës, klanit dhe synimit për fitore me çdo çmim. Pra, lexues të nderuar, mos u çuditëni, nëse një klan politik sot lavdon e neser e shanë aleatin e deri djeshëm sepse kjo “zejtari” është e njohur prej se ekziston njeriu.

Me çfarë çmimi dhe shpërblimi Italia u kthye në grazhdin profitabil të Paktit Paris-Londër-Petërburg tregon më së miri dokumentacioni i përpiluar para dhe pas 26 prillit 1915. Lidhur me kët duhet theksuar se më 26 prill 1915 për intersa gjeostrategjike Anglia, Franca dhe Rusia e shpërblyen Italinë. Dhe shtrohet tash pyetja a ka tradhti këtu. E eksplikuar shkencorisht JO. Politika dhe reshtimi politik nuk njeh moral, as besë, as fe, as doktrinë. Po, PLASARITJE madje serioze ka pasë edhe në radhët e NATANTES. Ja shembulli. Në janar 1916 kur ushtria e Serbisë ishte buzë shkatrrimit të plotë e vëndosur në Shqipërinë e Mesme , do të pasojë Ultimatumi i carit të Rusisë Nikollaj II, drejtuar Anglisë dhe Francës: “Nëse ushtria serbe nuk ndihmohet menjëherë, duke e nxierr nga Shqipëria, atëherë Rusia do ta shkëputë aleancën me Atnatën dhe do të lidhë paçe separate me Gjermaninë”. Dihet rrezultati i këtijnultimatumi. (Shqo: Veliki dani Serbije 1914-1918, Beograd 1994, f. 82). E veteta një vit më vonë Rusia doli nga Pakti, por atëbotë në Luftë (1917) hyri SHBA. Dhe çdo gjë dihej, Antanta e përgjysmuar me Amerikën e plotë, do ta vëndosin fatin e luftës.

Eshtë lehtë t` ia theish të ligut dorën, sepse ajo ty nuk të dhemb, por herët a vonë ajo dhunë të kthehet bumarang nëse lufton të ia shkatrrosh tjetrit jetën, ardhmërinë, vitalitetin e virgjër kombëtar. E pra, lexues të nderuar shiqoni sa lehtë Fuqitë evropiane bënin TREGTI me tokat e hueja , me trojet e të vegjëlve e të pambrojturve; shiqoni se sa lehtë i ndrronin rrolet dhe rreshtimet jgashtë Fuqitë evropiane; shiqoni si e kupttojnë krimin dhe padrejtësinë; shiqoni se si dhe sa me hipokrizi jetojnë mbi padrejtësitë ndaj popujve dhe njerëzëve Fuqitë evropiane ; shiqoni se si na ka shpëtuar vetëm rastësia dhe ideali për jetë të lirë dhe të branbartë në paqe. Ne nuk ksihim , nuk kemi dhe nuk do të kemi zgjidhje tjetër , vetëm ta respektojmë të drejtën tonë, po edhe të drejtën e tjetrit. Ne si shkollë kombëtare e Gjergj Kastriotit dhe Adem Demaçit, nuk guxojmë të sillemi (nëse na jipet rasti) me dhunë ndaj të tjerëve, ashtu si janë siellë ata me neve në asnjë variantë. Për aq vlerë se ka ZOT dhe e sotmja, neser bëhet dje. Nuk është rastësi që ZOTI i Plotfuqishëm në fund të KURANIT thot: PASHA KOHEN.

TEKSTI INTEGRAL I MARREVESJES SE MSHEFTE TE LONDRES ME 26 PRILL 1915

(Në shtypin e Kosovës botohet për herë të parë integralisht-hb)

“Me urdhër të qeverisë së tij , markezi Imperiali, ambasadori i madhërisë së tij mbretit të Italisë, ka nderin t` njoftojë shumë të nderuarit sër Eduard Grein , sekretar shteti kryesor i madhërisë së tij britanike për punët e jashtëme, dhe shkelqesave të tyre zotri Pol Kambon, ambasador i Republikës Franceze dhe zotri kont Bekendorf, ambasador i madhërisë së tij perandorit të të gjitha Rusive , ta pranojnë këtë

MEMORANDUM

Neni 1

Një konventë ushtarke do të përfundohet menjëherë midis shtabeve të përgjithshme të Francës, të Britanisë së Madhe, të Italisë dhe të Rusisë. Kjo Konventë do të caktojë minimumin e forcave ushtarke që Rusisa duhet t` i përdorë kundër Austro-Hungarisë, me qëllim që të mos lërë këtë Fuqi të përqëndrojë të gjitha përpiekjet e saj kundër Italisë , në rast se Rusia do të vëndosë të drejtojë përëiekjen e saj kryesore kundër Gjermanisë. Konventa ushtarke do të zgjidhë çështjen e armpushimeve , që varet kryesisht nga komanda e përgjithshme e ushtrive.

Neni 2

Nga ana e vet , Italia merr përsipër të përdorë të gjitha burimet e veta për të vazhduar luftën së bashku me Francën , me Britanisë e Madhe dhe me Rusinë kundër gjithë armiqëve të tyre.

Neni 3

Flotat e Francës dhe të Britanisë së Madhe do t` u japin Italisë ndihmën e tyre aktive dhe të vazhdueshme gjer në shkatrrimin w Flotës Austro-Hungareze ose gjer në përfundimin e luftës.

Një konventë detare do të përfundohet menjëherë për këtë qëllim midis Francës , Britanisë së madhe dhe Italisë.

Neni 4

Në Traktain e Paqës Italia do të marrë Trentinon, Tirolin, çizaplin dhe kufirin e tij gjeografik dhe natyror (kufirin e Brenerit) si dhe Trieshtën , rrethet e Goricës dhe të Gradiskës , gjithë Istrinë gjer në Kvarner, duke përfshirë edhe Voloskën dhe ishujt istrinë të Kersos, Lusionos, si dhe ishujt e vegjël Plavnik , Unie, Kanidol, Palacoul, San-Pietro di Nembi, Azinelo, Gruica dhe ishujt e vegjël aty afër.

Shënim me rëndësi

Kufiri i nevojshëm për të siguruar zbatimin e nenit 4 do të caktohen si në vijim:

Nga Piz Umbrailli gjer në veri të Stellovës, ai do të ndjekë kreshtën e Alpeve Rretiane gjer në burimet e Adixhes dhe të Esiakut, duke kaluar atëherë në malet e Rreshenit dhe Brenerit dhe në lartësinë e Oexkist dhe Cilerit.Pasatj kufiri do të shkojë drejtë jugut, do të kalojë nepër malin Toblah dhe do të arrijë te kufiri i sotëm i Alpeve Kërnike. Ai do të ndjekë këtë kufi gjer në malin Travis, dhe pas malit Traavis vijën ujëndarëse të Alpeve Juliane nëpër qafën Predil , malin Mangarat, Trigllav dhe vijen ujëndarëse të qafave Pobergo, Podlaniskam dhe Idria. Duke filluar nga kjo pikë, kufiri do të ndjekë drejtimin juglindje drejt Shennebergut, duke lënë jashtë territorin italian gjithë pellgun e Savës dhe të degëve të saj; nga Sheenebergu kufiri do të zbres drejt bregdetit në mënyrë që të përfshijë Kastuan, Matulien dhe Volosken në territirin iatlian.

Neni 5

Italia do të marrë gjithsejt provincën e Dalmacisë brenda kufijëve të saj të sotëm administrativ duke përfshirë në veri Lisarikën dhe Tribaninë dhe në jug gjer në një vijë që niset nga kepi Planka në bregdet dhe që ndjek drejt lindejes majat e lartësive që formojnë vijën ujëndarëse në mënyrë që të lihet brenda territorit italian të gjitha luginat dhe lumenjët ë që zbresion drejt Shibenikut si fjla vjen Qikallën , Kërkun, Butisnicën dhe degët e tyre. Ajo do të i marrë të gjithë ishujt që ndodhen në veri dhe në perëndim të Dalmacisë nga Premuda, Selve, olbo, Vis, Maun, Pag dhe Vis në veri gjer në Mlet në jug, duke përfshirë aty Sent Andrean , Bishevën, Visin, Hvarin, Torkolën,Korçullën, Kasiollënn dhe Lastoven, si dhe shkëmbijtë dhe ishujt përreth me Pelagruzhën me përjashtim vetëm të ishujve Cirona e Madhe dhe e vogël , Bua, Solta dhe Braç.

Do të jenë të neutralizuar:

1.I gjithë bregdeti nga kepi Planka në veri gjer në rrëzën jugore të Gadishullit Peleshac në jug, në mënyrë që të përfshihet ky gadishull i tërë.

2.Pjesa e bregdetit që fillon në veri në një pikë të ndodhur 10 kilometra në jug të kepir Cavtatit dhe që zbret në jug gjer te lumi Vjosa, në mënyrë që të përfshijë gjirin dhe portet e Kotorit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit , Durrësit pa u prekur të drejtat e Malit të Zi që rrjedhin nga deklaratat e këmbyera midis Fuqive në prill dhe në maj 1909; prandaj këto të drejta kanë të bëjnë vetëm me territorin e sotëm malazez dhe nuk mund të shtrihen në territoret dhe në portet që mund t` i jipen Malit Zi. Si rrjedhim asnjëra pjesë e bregdetit që i përket sot Malit të Zi nuk mund të neutralizohet. Do të mbeten në fuqi kufizimet që kanë të bëjnë me portin e Tivarit, të cikat vetë Mali i Zi i ka pranuar më 1909.

3.Më në fund ishujt që nuk i jipen Italisë

Shënim

Katër Fuqitë e përmendura ua ndajnë territoret e numruara Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në Adriatikun e sipërm gjithë bregdeti prej Volloskës në kufi me Istrën deri te bregdeti verior i Dalmacisë , që përfshin bregdetin e sotëm hungarez dhe gjithë bregdetin e Kroacisë me portin e Riekës dhe skelet e vogla si Novi dhe Karllobag gjithashtu ujdhesat Krk, Prviç, Grgur, Goli dhe Rab. Ndërsa në Adriatikun jugor në rregjionet për të cilat aspiron Serbia dhe Mali i Zi , tërë bregdeti nga kepi Pllanka gjer në lunin Drin me portet e rëndësishme : Split, Dubrovnik, Kotor, Tivar, Ulqin, Shëngjin, me ujdhesat Drevniku i Madh, Drevniku i Vogël, Qeovë, Shollta, Braç, Jakllina, Kolloçep. Porti i Durrësit do t` i mbetej shtetit të pavarur MUSLIMAN (!) të Shqipërissë.

Neni 6

Italia do ta ket sovranitetin e plotë mbi Vlorën , mbi ishullin e Sazanit dhe një territor mjaftë të gjërë për të sigurauar mbrojtjen e këtyre pikave –nga Vjosa në veri deri në lindje ku piqt në kufirin verior të rrethit të Himarës në jug.

Neni 7

Në qoftë se Italia merr Trientin dhe Istrën në përputhje me përmbajtjen e nenit 4, Dalmacinë dhe ishujt e Adriatikut brenda kufijëve të shënuar në nenin 5 dhe gjirin e Vlorës (nenin 6), dhe në qoftë se pjesa qendrore e Shqipërisë REZERVOHET për të formuar një SHTET të vogël autonom të neutralizuar, ajo nuk do të ketë kundërshtim që pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen, po qe se këtë e dëshirojnë Franca , Britania e Madhe dhe Rusia, midis Malit të Zi , Serbisë dhe Greqisë. Bregdeti , duke filluar nga kufiri jugor i zotërimit italian të Vlorës (neni 6) gjer në kepin Stillo (s) , do të neutralizohet.

Italia do të ngarkohet që ta përfaqsojë shtetin e Shqiperisë në mardhënjet e saj me botën e Jashtme.

Italia pranon, nga ana tjetër , ta lërë , në çdo rast , në lindje të Shqipërisë një territor të mjaftueshëm për të siguruar qenien e një kufiri të përbashkët midis Greqisë dhe Serbisë në perendim të Liqenit të Ohrit, duke mos i prishë interesat e të dy palëve aspiruese në tërë liqenin.

Neni 8

Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi ishujt e Dodekanezit , të cilët ajo i okupon tani e tutje (sot për sot).

Neni 9

Përgjithësihst, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia pranojnë se Italia është e interesuar për ruajtjen e ekuilibrit në Mesdhe dhe se , në rast coptimi të plotë ose të pjesëshëm të Turqisë Aziatike , ajo duhet të marrë një pjesë të përshtatshme në zonën e Mesdheut ngjitur me krahinën e Adalias ku Italia ka fituar tanimë të drejta dhe iteresa që përbëjnë thelbin e konventës italo-britanike. (Eshtë fjala për marrëveshjen për ndërtimin e një hekurudhe në vijen Izmir-Ajdin në Anadoll, e lidhur në mes Italisë dhe Britanisë më 19 V 1914,-firma private, vrejtje nga profesor Arben Puto, Tiranë 1987. f. 639).Zona që do t` i jepej eventualisht Italisë do të kufizohet, kur të vijë koha , duke pasur parasysh interesat reale të Francës dhe të Britanisë së Madhe.

Iteresat e Italisë do të merren parasysh edhe në rastin kur tërësia territoriale e Perandorisë Osmane do të ruhej dhe kur do t`u bëheshin ndryshime zonave të interesave të Fuqive të Mëdha.

Në qoftë se Fraanca , Britania e Madhe dhe Rusia do të zënë territore nga viset e Turqisë Aziatike (Anadolli) gjatë luftës, zona mesdhetare ngjitur me krahinën e Adalias brenda caqeve të shënuara këtu sipër , do t` i lihen në sundim Italisë, e cila do të ketë të drejtë për t` i pushtuar përgjithmonë.

Neni 10

Italia do të marrë në Libi të drejtat dhe privilegjët që i përkasin tani sulltanit (Turqisë), sipas traktatit të Llozanës (1913, po edhe më 1923,vrejtje –HB).

Neni 11

Italia do të marrë pjesën që do t` u përgjigjet përpiekjeve dhe sakrificave të saj në dëmshpërblimet eventuale të luftës, kundër Boshtoit Wjenë-Berlin.

Neni 12

Italia deklaron se bshkohet me deklaratën e bërë nga Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, me qëllim që ARABIA dhe vendet e shejta muslimane në Arabi të lihen nën autoritetin e një pushteti musliman të pavarur, për aq kohë sa të ketë nevojë për ndryshime në favor të nënshkruasëve të këtij Pakti katërpalësh.

Neni 13

Në rast se Franca dhe Britania e Madhe do t` i zgjërojnë pushtetet e tyre koloniale në Afrikë në dëm të Gjermanisë, kto Fuqi pranojnë në parim se Italia ka mundësi të kërkojë kempensime si e drejtë e saj , sidomos në zgjidhjen në favor të çështjeve që kanë të bëjnë me KUFIJTE e KOLONIVE italiane siç është Eritreja, Somalia, Libia dhe kolonive fqinje të Francës dhe Britanisë së Madhe. (Lexoni lexuaes të nderuar se sa me lehtësi koto Fuqi e kanë nxi jetën e poujve në rëbëri për interesa të tyre kriminale shfrytëzuese dhe skllavëruese. Kjo frymë dominon në çdo nen të kësaj Marrveshje-HB).

Neni 14

Britania e Madhe merr përsipër të lehtësojë marrjen e menjëherëshme në kushte të drejta , të një huaje prej të paktën 50 milion sterlinash, që do të emetohej në tregun e Londrës.

Neni 15

Franca , Britania e Madhe dhe Rusia do të përkrahin kundërshtimin që do të paraqesë Italia kundër çdo propozimi që do të synojë të pranohet një përfaqsues i Selisë së Shenjët në të gjitha bisedimet për paqe dhe për zgjidhjen e çështjeve që do të ngriten nga kjo luftë kundër Bllokut Berlinë-Wjenë.

Neni 16

Kjo marrëveshje do të mbahet në msheftësi. Vetëm aderimi i Italisë në deklaratën e datës 5 shtator 1914 do të bëhet menjëherë i ditur botërisht pas shpalljes së luftës nga ana e Italisë, ose e shpallin Berlini dhe Wjena kundër saj.

Pasi morën shënim për memorandumin e sipërm , përfaqsuesit e Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, të autorizuarit rregullisht për këtë qëllim , përfunduan me përfaqsuesin e Italisë , gjthiashtu i autorizuar nga qeveria e tij, këtë Marrëveshje:

Franca, Britania e Madhe dhe Rusia japin pëlqimin e tyre të plotë për memorandumin e paraqitur nga qevria italiane.

Në lidhje me nenent : 1, 2, 3 të memorandumit që parashikojnë bashkpunim ushtrak tokësor dhe detar të të katër Fuqive , Italia deklaron se do të hyjë në LUFTE sa më parë dhe brenda një mueji të shumtën nga dita e nënshkrimit të këtyre dokumenteve që na obligojnë të gjithëve të luftojmë nën një front kundër një fronti armik, Berlinë-Wjenë.

I bërë në Londër , më 26 prill 1915

Nënshkruajnë : Benkendorf (në emër ttë Rusisë); Pol Kambon ( në emër të Francës); Eduard Grei në emër të Britanisë së Madhe) dhe Imperiaali (në emër të Italisë).

Pas këtij traktait , në të njtën ditë të përfaqsuarit në Konferencën sekrete të Londrës më 26 prill 1915 e lëshojnë një Deklaratë ku thuhet se pasiqë Italia t` i shpallë luftë bllokut kundrshtar (Berlinit dhe Wjenës), palët do të lëshojnë një informatë dhe do ta bpjnë të njohur marrëveshjen, por kuptohet jo përmbajtjen e saj të msheftë. Gjithashtu të katër Fuqit më 26 prill 1915 obligohen me një deklaratë se nuk do të bëjnë marrëveshje paqësore në shkallë të veçant për luftën që po zhvillohej në të gjitha frontet, e paparë në histori.

(Ky dokument është marrë në formën e plotë nga Libri: Arben PUTO, çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së Imperializimit, II, Tiranë 1987,f. 634-642); Dokumenti është konsultuar dhekrahasuar edhe me origjinalin në rusishte, në frengjishte dhe në Italishte. Sidomos është konsultuar edhe me botimin kroatisht, A. Mandiç, Fragmenti… f. 162-165).

Pazaeret me tokat e huaeja ishin në modë , janë dhe do të mbesin?

Pazaret me tokat shqiptare si dhe lidhur me moslejimin eqë të themelohet shteti shqiptar janë zhvilluar edhe në nivelet e qeverive të Wjenpës dhe Berlinit. Për “ilustrim” në këtë studim të shkurtër po i japim vetëm disa qëndrime. Në kreun e politikës Wieneze për ekzistencën apo mosekzistencën e shtetit shqiptar kanë qenë prezente shumë ide kundërthënse, madje edhe kur filloi Lufta e Parë Botërore. Ja disa qendrime. Gjenerali Konrad mendonte më 7 janar 1916 që Shqipria duhet të ndahet me Greqinë dhe npse është e mundëshme edhe me Bullkgarinë. Baroni Burian , ngulte këmbë se Shqipëria Veriore dhe e Mesme duhet me çdo çmim të mbetet sferë e interesit austrohungarez.

Kur Austro-Hungaria i okupoi viset shqiptare , qeveria e saj i harroi premtimet. Së bashku me Bulkgarinë i ndanë sferat e okupimit. Wjena , natyrisht se e mori Mitrovicën si nye e rrugëve që lidhë Selanikun, Vushtrinë, Gjakovën , Pejën, Shkodrën, Durrësin dhe pas një pazari të vogël Elabasanin e “anekesuan” nga Bullgarët sferës së vet të pushtetit kolonial. Bullgaria në akord me Wjenën më 6 IX 1915 kishin një Pazar të rinjë. U maurën vesh që “Shqipëria të themelohet si autonome”, por që një “kohë do të qeveriset si e ndarë”. Prandaj në këtë lojë Bullgaria përfitoi: Prishtinë, Prizrenin, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Dibrën e në fillim edhe Elabansani. Ja pra ëfar çlirimi i tokave shqiptare , çfar civilizimi na sollën okupatorët e rinjë, të cilët bënin gara se a mund t` ia kalojnë Stambollit dhe Beogradit me krime dhe punë të dhunëshme në ndrëtimin e rrugëve , jo për nevoja të popullit , por për nevoja gjeostrategjike ushtarake. Italia në këtë “pazar” të tokave shqiptare e kishte okupuar Vlorën dhe një piesë solide të Lindjes së tokave të saj, aq sa i lejoi edhe Londra , Parisi dhe Peterburgu më 26 prill 1915. Ky orientim i fuqive nuk ishte “teatër’ por lojë e vjetër, e Re, për të treguar se vlera jonë është sa dëshira e të mëdhenjëve. Me këtë lexim të Marrëveshjes së Londrës nga 26 prilli 1915 duhet të kuptohet se në politikë nuk ka MIQESI as dashuri, por ka interes dhe vetëm interesa.

Të shohim tash se si qëndronte Qeveria e Berlinit ndaj çështjes shqiptare në fillim të Luftës Parë Botërore. Në këtë rast po e veçojmë vetëm Mbledhjen e 16 XI 1916 ku ishin Gjenrali Franz Isstvan , Baron Burian von Rogerz, m. p. j. , gjenrali Franz Baron Courad von Hotzendorf-shef i Gjeral Shtabit. Që të dy gjenralët kërkojnë në shtator 1915 ANEKSIMIN e Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërinë, për asgjë tjetër, por që ta interesojnë Greqinë dhe Bullgarinë për tokat shqiptare në mënyrë që “strehimin” e italianëve në Vlorë, Gjirokastër dhe më gjërë ta bëjnë çështje të lëkundur. Bullgarët, këta gjenralë i konsideronin okupator të natyrëshëm në Prishtinë, Prizren, Preshevë, Shkup, Tetovë, Gostivarë, Dibër e deri në Elbasan. Francezët në Korçë i konsideonin se duhet të luftohen , por jo pse ishin okupoator, por pse u pengonin që të shtrihen më lehtë kah Selaniku, drejtë Dardanelit dhe më tutje në Lindjen e Afert ku pesha e krimeve ende është në modë të Fuqive. Pse jo kur janë të ndarë në tarfe politike sikurse ishim ne më 1914-1920 e mëtutje. Këto qendrime duhet të sheshzohen se nuk ka okpator të “mirë” e okpator të kqinjë. Patëm okupator të rrethanave dhe momentit, por të gjithë ishin të njetë. Na coptuan dhe sotë po e paguajmë haraqin për ta dhe në ta.

Në fund më duhet ta citojë këtë vargnim gjenial : “S` janë jo të huajtë që e shpëtojnë Shqipërinë, Janë shqiptarët dhe askush tjetër, Mbanie në MENDE se është fjalë e VJETER”. Të kemi miqë, pra të sinqertë që i duam dhe na duan, por hipokrizinë dhe dyftyrësinë ta menjanojmë sa më shumë nga politika, gjithnjë në favor të njeriut aktiv dhe punëtor.

Politikat dhe shtete që e mprojnë jetën, lirinë, të drejtën në punë, të drejtat qytetare dhe politike, përdorimin e gjuhës, shkollimin , themelatat humanitare, arsimimin publik, themlatat fetare dhe private, do të konkludoja se janë afër gjetjsë së një modeli të sundimit. Deri më tash çdo sitem ka rënë në provimin e drejtësisë, e cilka kurrë deri emtash nuk u sanksionua se duhet të shndërrohet në matematikë njerëzore, shtetrore dhe publike.

Të përfundojmë

Më 1880 ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, shkelqesia e tij Lordi Goshen, mori guxim të propozojë formimin e një Shqipëria nga Selaniku e deri në Mitrovicë dhe rrethinë në verilindje të saj, ku kulmin do ta ketë në Sanxhak të Jeni Pazarit. Por kjo profeci mbeti vetëm ide që do të mbahet mendë në kokat e ftofta dhe të nxehta të shqiptarëve. Lidhur me këtë nuk mund ta anashkalojë një shënim te të respektuarit Faik Konica: “…Udhëtoja më 1913 në Shqipëri të Sipërmeme Kontin Karl Trauttmansdorf, një djalë nga të parat shtëpi t` Austrisë, kushëri i Berchtold-it. ..” Konica pastaj e përshkruan udhtimin nepër Durrës kah Shkodra për të u gjetur në Obot. Aty, mendje holli Konica, i përshkruan fëmijët duke i thënë bashkëudhtarit: “ Vini re syt` e mëdha , plot me dritë dhe me një hie trishtimi, buzët e tyre të nënqeshura, dhe qëndrimin e tyre plot me DINJITET. Vërtetë tha Trauttmansdorffi…”. Për histori ata bërën një fotografi. Por përshkrimi i Faik Konicës nuk mbetet këtu. I përshkruan Malësorët se janë “…folës të lindur , që dinë të lidhin një kuvënt dhe t` a zgjatin pa mërzi të dëgjonjësit, është bukuri t` i vëzhgojë njeriu kur këmbejnë SHAKA të shishme , duke j` a hedhur si top njëri tjatrit me hollësi. Dhe me ç` dinjitet qëndrojnë kur bëjnë muhabet: në mes të shakave më të lira, nuk harrojnë veten dhe kurdoherë siellja e tyre ka një erë zotërie…” Madje në Dukagjin burrat “… edhe kur kuvëndojnë miqësisht në mes të tyre , sikur ZIHEN dhe do t` i hidhen çdo minutë në fyt njëri tjatrit…”. Këto veti të trishtimit të fëmijëve në shiqim të parë dhe të rriturve krenar në shpirt, ishin realitet i fëmirisë sime, sepse ishim lind dhe rriteshim nën trysninë xhakatare të okupatorit. Jashtë shpirtit tonë ishte trishtimi, por në gjak ishte krenaria se jemi shqiptar. Po do të mendoi dikush sot se të rriturit tanë nuk kishin shkollë. Eshtë e vërteë, por robëria anadollake i kishte “shkolluar” sa që politika Orientale e konsideronet ate Perendimorën një kohë të gjatë“foshnje që memzi hecën”. Këtu diku flen mendje amdhësia jonë ende. …

Po, i kisha dhjetë vjetë më 1953. Atëbotë erdhi një Delegacion AMERIKAN , i thonin për t` i vizituar fhstrat e Llapit. Pse erdhën në fshatin tonë ishte si duket zgjidhje e tyre. Na takuan duke luajtur në një lendinë të pastër për lakmi. “Ekologji ma të pastër nuk mund të ishte për ta. Po fëmijët? Të gjithë ishim të shnëndoshë, nganim pas një topi të bërë me harrna. Ameriaknët u ndalëndhe syrvejonin. Të gjithë ishin të një rritje mesatare. Ne ishim më të rritur se sa ata. Filluan të na masin sa jemi të gjatë, sa kilogram i kemi, a kemi ndonjë smundje, a konfrotohemi në mes veti. U përplasëm se të gjithë jemi si një vëllazëri që kurrë nuk përlahemi. Për vetitë tjera shëndetsore po shihni, u tha më i vjetri që i kishte 12 vjetë. Vërtetë ishte ashtu. Në fund, ai që dukej se ishte Shefi i tyre, u afrua dhe na bëri rresht për me na shpërblyer me bombona. Na fotografoi të gjithëve. Ne nuk e dinim çka është ai aparat fare. Neve, prindët na kishin mësuar se nuk guxomë të marrm prej askujtë asgjë, me asnjë çmim. Amerikanët u stepën…? Prap ai shefi, pyeti në gjuhen e vet: Pse nuk i merrni. Përkthyesi na tha mendimin etij. Ne heshtëm. Njeri prej neve që ishte më i vjetri në një momnet sikur e zgjati dorën për ta marrë pakon me bombone…? Ne të tjerët e shiqum me neveri, dhe ai menjëherë e kuptoi. Ndejtëm nja dy minuta ashtu dhe Amerikanët dhe shoqëruesi që ishte shqiptar u larguan me një buzëqeshje krenare. Ne që mbetëm të luajmë sikur iu ngërmuam atij që deshi ta marrë peshqeshin. Por jo, qëndrimi ynë ishte një stërvitje morale e trishtueshme, sepse të mëdhenjët (prindët) na kishin thënë : “ as me zë të lartë nuk guxoni të flisni sepse kolonistët shkojnë e tregojnë në milici,dhe, dhe pastaj neve na marrin në burg. Nuk guxoni të prekni në pasuri të huaj kurrë”. Tash po e përshkruaj psikologjinë e atij shokut të fëmirisë që tentoi t` u merrte bombonat e ofruara prej amerikanëve nga Kryqi i kuq. Bshklojtari ynë, sikur deshi të rrefehet para nve : “Pasha KURANIN, si bënin be llapjanët dikur, nuk deshta të vjedhë”!. Ne të gjithë ia krisëm qeshjës dhe filluam të luajmë. Ja sa moral i lartë ishte, edhe me ia marrë dhuratën dikujtë, na kishin mësuar prindët se “është hajni”. E sa sistemi i kemi kaluar nga 26 rpilli 1915 deri me sot 26 prill 2915? Vështirë se kemi mbetë të dlirë dhe virgjër në adetet dhe zakonet tona. Po të huajtë nuk e kanë gabimin, por neve na mbetet të kthehmi pak mrapa në moralin tonë, se kemi çka të marrim dhe edukojmë të tjerët. Po, ne ishim të varfur, por robëria na ka mësuar mos t` i kërkojmë FALJE as beut, as gospaodarit , as zotërisë. Ne nuk duhet ta helmojmë botën me të ligat e tyre. Tani në politikën e tyre, po trajtohemi si një foshnje orientale!!!?

Më 20 prill 2015

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …