Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti pjesëtarët e FSK-së në një takim falënderues. Me 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil. “Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne”, tha kryeministri Kurti në takim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …