Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, tha se largimi i punëtorëve i cili ka ndodhur kohë më parë, ka bërë që puna dhe problemet nga më të ndryshmet të shtohen tek aeroporti. Ai deklaroi se menaxhmentin e kanë paralajmëruar disa herë që të kthejnë punëtorët e larguar, pasi kjo vetëm sa do iu sjell pengesa dhe probleme në punë si mungesë e stafit. Tutje, ai bën thirrje tek mërgimtarët për tolerancë, dhe në anën tjetër edhe tek menaxhmenti që urgjentisht të kthejë punëtorët e larguar nga puna, të cilët padrejtësisht u është mohuar kjo e drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …