Oda e Afarizmit të Kosovës fton në takimin e përbashkët të organizuar me sektorin e medias lidhur me gjobat komunale. Diskutimi do të zhvillohet lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, me ç’rast televizionet dhe radiot (përjashtuar portalet) detyrohen të paguajnë taksën komunale prej 1000€ në vit, për shfrytëzimin e shërbimeve të Komunës. Përgjatë këtij takimi do të bashkëbisedojmë edhe për sfidat me të cilat sektori juaj po përballet aktualisht dhe çështjet të cilat OAK mund t’i delegoj tutje, tek institucionet vendore. Takimi do të mbahet më 17 Gusht 2021, ditë e e martë duke filluar nga ora 10:00, në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Duke pasur parasysh gjendjen me të cilën aktualisht po përballemi si rezultat i pandemisë, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Prandaj, ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj. Zyret e OAK-së gjenden në Breg të Diellit, Rrg. “Gazmend Zajmi”, nr.6, Prishtinë. Në vegëzën në vijim po ju përcjellim edhe vendndodhjen e zyreve të OAK – së përmes Google Maps: https://bit.ly/2VKvQHE