Komunat serbe duket se kanë dalë krejtësisht nga kontrolli i institucioneve qendrore. Komunat e udhëhequra nga Lista ‘Srpska’ nuk po bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo agjenci nuk ka arritur ta kompletojë listën e aseteve të pashitura, të cilat i ka afishuar në faqen zyrtare për shkak të kundërshtimit të komunave serbe për të ndarë dokumentet e nevojshme të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden nëpër komunat me shumicë serbe. Kryetarët që vijnë nga radhët e Listës ‘Srpska’ kanë kundërshtuar ndërrimin e pronësisë të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në Komunën e Ranillugut. Ata thonë se nuk do të lejojnë ‘privatizimin e njëanshëm’, ndërkohë që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka paralizuar pjesën më të madhe të pasurisë natyrore të Kosovës, duke i shitur ato për çmime jashtëzakonisht të ulëta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …