Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punojë edhe këtë të shtunë dhe të diele (14 dhe 15 gusht) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të pranuar aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve përfundon të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00. KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve nga KGjK-ja nëse ndonjëri nga kandidatët është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit”./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …