Vendosen 12 hidrantë, pika grumbulluese të ujit në fshatra të Ferizajt

Projekti për rregullimin e pikave grumbulluese të ujit (hidrantëve) ka përfunduar me rregullimin e tyre në fshatrat e komunës së Ferizajt si në Komogllavë, Pleshinë, Prelez i Muhaxherëve, Gaçkë, Greme, Muhoc, Mirash, Slivovë, Softaj, Varosh, Balaj dhe tek Parku Liria. Këtë e bëri të ditur Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, e cila njëherësh është bartëse e këtij projekti.

Vendosja e hidrantëve u krye edhe vitin që shkoi në disa pika në zonën e qytetit dhe fshatra duke mundësuar kështu intervenimin e shpejtë të ekipeve emergjente në rast të fatkeqësive nga zjarri.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …