Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, të organizuar nga komuna e Vitisë dhe Qendra Rinore në Viti, në qytetin e Vitisë në amfiteatrin veror, konkretisht në hapësirat e parkut “ Nijazi Azemi” është mbajtur një mbrëmje rinore ku kanë parfumuar para publikuar artistë vitias por edhe nga Ferizaj si Xhavit Avdyli. Të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i cili pos urimit ka folur edhe për rëndësinë që ka rinia për të tashmen dhe të ardhmen e vendit por edhe për punën që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë në përkrahjen e kësaj grup moshe. Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Milot Lala, drejtor i DKRS-së në Viti.