Banka Ekonomike i dhuron komunës së Vitisë 20 drunjë dekorativ

Me rastin e 20 vjetorit të Bankës Ekonomike, komuna e Vitisë ka pranuar si donacion 20 drunjë dekorative. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe përfaqësuesit e kësaj banke kanë bërë mbjelljen e drunjëve dekorativ në hapësirën e gjelbër, të objekti i ri i administratës komunale në Viti. Kryetari Haliti falënderoj këtë bankë për këtë donacion, duke shtuar se kjo komunë ka qenë dhe është e angazhuar në krijimin e sa më shumë hapësirave të pastra dhe të gjelbër. “Ne i kemi dhënë prioritet krijimit të sa më shumë hapësirave të pastër dhe të gjelbër në komunën tonë. Mjedisi i pastër dhe i gjelbëruar jo vetëm që duket bukur por ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit tonë. Si në vitet e shkuar edhe në këtë vit, ne kemi shpallur me vendime konkrete vit të mjedisit dhe ruajtjes së ambientit në komunën tonë” , u shpreh kryetari Haliti. Ai falënderoj Bankën Ekonomike për këtë donacion.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …