Në 23-vjetorin e rënies, sot është bërë rivarrimi i dëshmorëve të kombit Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha pranë bashkëluftëtarëve të tyre në Kompleksin Memorial në Gllogjan. I pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me rivarrimin e këtyre dy dëshmorëve po kryhet edhe një obligim ndaj atyre që ranë në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar. “Familjet Berisha e Kadrija, përcollën bijtë e tyre njëzetetre vjet më parë në rrugën e lirisë. Prej sot, ata do të prehen përgjithmonë në Gllogjan, pranë Heronjve dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …