Veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar reagim për lirimin e ish udhëheqësve të UÇK-së, që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë. Të gjitha protestuesit e kanë kundërshtuar Gjykatën Special duke thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët, Jakup Kransiqi e Kadri Veseli, si dhe ish shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi do kthehen të lirë në Kosovë sepse janë të pafajshëm. Kjo protestë është organizuar nga ish veterani, Nuredin Gashi i cili jeton në Suedi. Ai thotë se këtë protestë e kanë organizuar në shenjë solidarizimi me çlirimtarët e Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Gashi adresoi kritika karshi Qeverisë së Kosovës për mosreagim për lirim të ish-krerëve të UÇK-së./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …