Ish ministrja dhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti. Ajo ka shkruar se para se kryeministri Kurti të flet për rritjen të të hyrave, ai duhet të flet për shifrat e të infektuarave nga virusi korona. “Kryeministër, Kur fol me shifra duhet me qenë gjithëpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lëvdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro. Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor. Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur”, ka shkruar mes tjerash deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …