Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ajo ka thënë se është e papranueshme marrja me zgjedhje lokale kur kemi një rritje të jashtëzakonshme të numrit të të infektuarve me virusin korona. “Mbi 1300 raste të reja sot me COVID. Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë. Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe nëpër qendra mobile. Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme”, ka shkruar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …