Në 23-vjetorin e rënies heroike rivarrosen në Gllogjan dëshmorët e kombit, Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha

Në 23-vjetorin e rënies, sot është bërë rivarrimi i dëshmorëve të kombit Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha pranë bashkëluftëtarëve të tyre në Kompleksin Memorial në Gllogjan. Të pranishëm ishin Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, familjarët, bashkëluftëtarë, pjestarë të FSK-së dhe shumë qytetarë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj  tha se rivarrimi i këtyre dy dëshmorëve ishte përcjellë me shumë sfida deri në arritjen e qëllimit, ,,Shëlzeni dhe Besarti na kanë bashku edhe pas 23 vitesh, unë nuk do e zgjas fjalimin por do e kem një falënderim sepse kam pa një madhështi ditën e zhvarrosjes së këtyre dy djemve me vëllezërit tonë të Plavës dhe Gucisë së Vuthajve. Në këtë rrugëtimin tonë të vështirë dhe të zorshëm edhe me plot vuajtje e me plot sakrifica ne prapë jemi borxhli, jemi borxhli sepse ende nuk e kemi kryer borxhin që ja kemi atij vendi” tha kryetari Ramosaj. Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij tha se me rivarrimin e këtyre dy dëshmorëve po kryhet edhe një obligim ndaj atyre që ranë në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar.  “Familjet Berisha e Kadrija, përcollën bijtë e tyre njëzetetre vjet më parë në rrugën e lirisë. Prej sot, ata do të prehen përgjithmonë në Gllogjan, pranë Heronjve dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

 

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …