Me motive dhe mesazhe sensibilizuese, artistët e OJQ “Art Studio” përgjatë këtyre ditëve, janë duke i dhënë ngjyrë mureve të hapësirës së QKMF-së në Rahovec. Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Bjondina Kleçka, së bashku me drejtorin Samir Mustafa, vizituan punimet që po kryhen nga artistët, ku përmes veprave të tilla të artit, synohet gjallërimi i hapësirave publike.
Drejtoresha Kleçka i ka falënderuar përzemërsisht artistët për punën dhe bashkëpunimin e tyre me komunën e Rahovecit.