Haiti është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar qindra të vdekur. Deri më tani janë evidentuar 227 viktima por dyshohet se numri i tyre është edhe më i madh. Kryeministri i Haitit, Ariel Henry deklaroi se ka dëme të mëdha në pjesë të caktuara të shtetit dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme e cila do të vazhdoi për një muaj. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 kilometra nga qyteti Saint-Louis du Sud. “Shumë shtëpi janë shkatërruar, njerëzit kanë vdekur, disa janë në spitale”, ka thënë për agjencinë AFP, Christella Saint Hilaire që banon në afërsi të epiqendrës së tërmetit. Dridhjet e tokës janë ndierë edhe në kryeqytetin Port-au-Prince, rreth 125 kilometra larg epiqendrës, si dhe në shtete fqinje. Më 2010, nga një tërmet i fuqishëm në Haiti u vranë mbi 200.000 persona dhe lëkundjet e tokës shkaktuan dëme masive në infrastrukturën dhe ekonominë e këtij shteti.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …