Forcat kryengritëse talibane kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, duke thënë se kryengritësit po futen nga të gjitha anët e qytetit. Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi me helikopter. Po ashtu, bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi. Qeveria e Presidentit Ashraf Ghani duket se është në ditët e saj të fundit dhe pritet që të japë dorëheqjen. Një zyrtar taliban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima, ndaj ka bërë thirrje për dorëzim dhe armëpushim. Më herët, kryengritësit pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë. Tashmë talibanët kanë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit dhe për pak ditë pritet që të kenë kontroll kudo.Një video e shpërndarë nga talibanët shihen njerëzit që brohorisnin dhe bërtisnin ‘Allahu Akbar’, ‘Zoti është më i madhi’, ndërsa një kolonë kamionësh hynë në qytet me luftëtarë që tundnin mitralozët dhe flamurin e bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …