Ish kryeministri Haradinaj dhe ish ambasadorja Çitaku bënë thirrje për pranimin e refugjatëve afganë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku kanë bërë thirrje për pranimin e refugjatëve afganë. Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së. Duhet qëndruar pranë Amerikës ashtu siç ata riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria. Edhe ish ambasadorja, Vlora Çitaku ka shkruar se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani. Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpia. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithçka që njeh dhe do. Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …