Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për koincidencë në ditën e 101-vjetorit të Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, që kishte për qëllimin copëtimin dhe asgjësimin e Shqipërisë ka folur lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe krahasimit që ata bëjnë me Shqipërinë. Rama, në një shkrim të publikuar në revistën “Times”, thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE. E dimë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk janë një model që të tregojnë matjen e Britanisë së Madhe me vetë Unionin”. Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE, është shndërruar në objekt tallje nga britanikët. Në rrugët e Londrës javë vendosur billborde me flamuj shqiptar dhe me mbishkrimet “Nuk duam të bëhemi si Shqipëria”. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Çuditërisht kjo deklaratë e zyrtarët të lartë të Anglisë, ka rastisur në koincidencë me 101-vjetorin e Traktatit të fshehtë të Londrës, të vitit 1915, lidhur me copëtimin dhe asgjësimin e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj Britania e Madhe, e Toni Blerit ka dhënë një kontribut të madh në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …