Abdul Satar Mirzakwal: Po zhvillohen bisedime për transferim paqësor të pushtetit në Afganistan

Duke folur për situatën në Afganistan kur talibanët kanë marr kontrollin thuaja në gjithë vendin, ministri i Punëve të Brendshmr në detyrë i Afganistanit, Abdul Satar Mirzakwal ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedime për transferim paqësor të pushtetit në Afganistan. Mediet ndërkombëtare njoftojnë se në Kabul po zhvillohen negociata për bartjen e pushtetit në mënyrë paqësore nga Qeveria aktuale te drejtuesit e talibanëve. Një zëdhënës i talibanëve ka deklaruar për Radion Azadi se bisedimet po zhvillohen për marrjen e pushtetit në mënyrë paqësore, por ai nuk ka dhënë më shumë detaje. Talibanët janë zotuar se nuk do ta marrin Kabulin përmes forcës por, kanë thënë ata, nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje për armëpushim por ata nuk duan të ketë asnjë viktimë të pafajshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …