Save the Children

Save the Children me 18 gusht lanson nën-grantet e financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale

Save the Children ka kënaqësinë të ju ftojë në lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19 më 18 gusht 2021, nga ora 10:00 – 11:30 në SOS Fshatrat e Fëmijëve, rr. 1 Tetori, Velani, Prishtinë. 

Përmes nën-granteve, të ofruara në kuadër të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cënueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj Covid-19”, organizatat do ofrojnë shërbime të domosdoshme, të kualitetit të lartë për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe të rriturit në nevojë dhe në rrezik të përjashtimit social, si dhe për viktimat e dhunës dhe trafikimit. 

Në këtë event do të jetë pjesëmarrës z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe z. Ilir Kapiti, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.  

 

Të bashkangjitur mund të gjeni ftesën dhe agjendën e ngjarjes. 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …