Ferizaj, komuna që shqiptoi më së shumti gjoba për mjedisin

Një raport i publikuar nga organizata “Let’s do it Kosova”, mbi gjobat mandatore për mjedisin, të shqiptuara nga inspektorët komunal, Komunën e Ferizajt e renditë të parën  në mesin e komunave me numrin më të lartë të gjobave mandatore për mjedisin, plot 186 sosh, për periudhën Mars-Korrik 2021. Gjersa komunat tjera kanë numër njëshifror të gjobave, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, me 186 gjoba mjedisore të shqiptuara, jep shembullin se përpjekja për mbrojtjen e mjedisit nga ndotësit është e pandalshme dhe e pakompromis. Mbrojtja e mjedisit është detyrë e gjithsecilit, andaj në këtë kuptim, lypset edhe angazhim qytetar në denoncimin e rasteve të ndotësve të mjediseve të përbashkëta.

Komuna e Ferizajt prin pra me 186 gjoba mjedisore gjatë periudhës Mars-Korrik 2021, pasuar nga Peja me 38 gjoba mjedisore, Istogu 23, Gjakova 20, Prishtina dhe Suhareka me 19 gjoba, Drenasi 11 gjoba, gjersa komunat tjera kanë numra njëshifror të gjobave mjedisore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …