Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar lidhur me Afganistanin, pasi talebanët morën pushtetin

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për një zgjidhje për Afganistanin. Probleme ka në aeroportin ndërkombëtar ku krahas stafeve diplomatike të shteteve perëndimore janë dhe mijëra afganë që po përpiqen të largohen. Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dje, kur militantët islamikë hynë në kryeqytet, duke thënë se donte të shmangte gjakderdhjen. Pas kësaj qindra afganë tentuan të largoheshin nga aeroporti i Kabulit. Talebanëve iu desh pak më shumë se një javë për të marrë kontrollin e vendit, pasi spastrimi “rrufe” përfundoi në Kabul me forcat qeveritare, të cilat ndonëse të stërvitura për vite të tëra dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, u dorëzuan.

Në një kohë që fitorja e talebanëve është e sigurtë, emri që po lakohet më së shumti në media është ai i Abdul Ghani Baradar, lideri i cili çoi në fitoren e padiskutueshme të talebanëve dhe me shumë gjasa ai do të bëhet President i Afganistanit me largimin e Ashraf Ghani. Abdul Ghani Baradar është udhëheqësi taliban, i cili është liruar nga një burg pakistanez me kërkesë të SHBA më pak se tre vjet më pare dhe tani është simbol i humbjes së luftës atje. Ndërsa Haibatullah Akhundzada është udhëheqësi i përgjithshëm i talebanëve, Baradar është përgjegjësi i tij politik dhe fytyra më publike. Në një deklaratë televizive mbi rënien e Kabulit, ai tha se testi i vërtetë i talebanëve sapo kishte filluar dhe se ata duhej t’i shërbenin kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …