leoni

Lufta në Afganistan përfundoi pasi talebanët hynë në kryeqytetin Kabul dhe Ashraf Ghani u largua nga vendi

Lufta në Afganistan përfundoi pasi talebanët hynë në kryeqytetin Kabul dhe Ashraf Ghani u largua nga vendi

Autoritetet talebane njoftuan se lufta në Afganistan përfundoi pasi luftëtarët e tyre hynë në kryeqytetin Kabul, ndërsa kryetari, Ashraf Ghani u largua nga vendi. Paniku dhe frika përfshiu Kabulin të hënën ndërsa luftëtarët talebanë të armatosur rëndë morën kontrollin mbi pallatin presidencial të braktisur dhe vendet perëndimore nxituan të evakuonin qytetarët e tyre. Qindra afganë, në një përpjekje të dëshpëruar për të lënë vendin, u mbytën në Aeroportin e Kabulit. Një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve i tha Al-Xhazirës  se ata nuk duan të jetojnë të izoluar dhe se lloji dhe forma e qeverisë së re në Afganistan do të shpallen së shpejti. Falë Zotit, lufta ka mbaruar. Ne kemi ardhur atje ku kemi kërkuar të arrijmë, dhe kjo është liria në shtetin tonë dhe pavarësia e popullit tonë. “Ne nuk do të lejojmë askënd të përdorë vendet tona dhe të sulmojë askënd, as nuk duam të dëmtojmë të tjerët,” tha Muhammed Naim, duke bërë thirrje për marrëdhënie paqësore ndërkombëtare. ( Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …