Ekrem Kastrati iu drejtohet qytetarëve të Malishevës pas nominimit nga Nisma, kandidat për kryetar të komunës

Ekrem Kastrati iu drejtohet qytetarëve të Malishevës pas nominimit nga Nisma, kandidat për kryetar të komunës

Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, Shumë të respektuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate, Përmes kësaj letre, dëshiroj të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm që tashmë e kam marrë.

Me propozimin e strukturës drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate në Malishevë dhe me miratimin e kryesisë qendrore të partisë, në krye me kryetarin Fatmir Limaj, si dhe më përkrahjen e shtytjen motivuese që kam marrë nga anëtarët dhe simpatizantët tanë, me plotë vullnet kam pranuar përgjegjësinë e madhe për të kandiduar për Kryetar të Komunës së Malishevës.

Të dashur qytetarë e mbështetës të vizionit tonë socialdemokratë, Vendimi për t’i hyrë garës për të parin e Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit që do të mbahen në vendin tonë, ka vetëm qëllime pozitive, për t’i vazhduar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të rritur volumin e projekteve në funksion të zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, në Malishevë.

Të dashur bashkëvendës.

Gjatë gjithë jetës sime, kudo që jam angazhuar, kam kontribuuar maksimalisht, çdo herë duke ruajtur vlerat e familjes, vlerat kombëtare dhe interesin e shtetit, dhe si i tillë do të jem edhe pas 17 tetorit, ku bashkë me juve do të bëjmë më të mirën për komunën e Malishevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim. Sinqerisht, Ekrem Kastrati, Kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …