Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili është zgjedhur kryetari i ri i Bujanocit, ka thënë se Serbia duhet të detyrohet që t’i njoh të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ai ka ftuar udhëheqjen politike të tri komunave shqiptare si dhe Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare për t’i bërë presion Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë trevë. “Ajo që mbetet është se ne me angazhimin tonë, duke shpresuar edhe në ndihmën që do të kemi nga Kosova dhe Shqipëria, ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të ndikojë në qeverinë serbe që të drejtat e shqiptarëve t’i respektojë sipas standardeve të përcaktuara”, është shprehur Kamberi. Kryetari i Bujanocit nuk është shprehur i kënaqur që në këtë legjislaturë shqiptarët do të jenë të përfaqësuar vetëm me një deputet. Sipas tij, nëse shqiptarët do të shkonin në zgjedhje me një listë të përbashkët, do t’i merrnin tri ulëse të deputetit. Kamberi është zotuar se do ta ndryshojë qeverisjen në Komunën e Bujanocit, duke bërë një menaxhim ndryshe të buxhetit komunal.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …