Takohen krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, priten masa të reja anti-Covid

Takohen krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, priten masa të reja anti-Covid, pas shtimit të rasteve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim do të diskutohet për ndërmarrjen e masave të reja antiCOVID-19. Ndryshe, javë më parë, Qeveria ashpërsoi masat antiCOVID, ku me këto masa të reja, u rikthyen maskat,  dhe hyrja në dasma e klube të natës nga data 20 gusht do të bëhet vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19. Në njoftimin e Qeverisë ditë më parë nuk është përjashtuar mundësia që gjatë kësaj kohe të ketë edhe masa të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …