Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Serbi. Ai ka thënë se kryeministri, Aleksandër Vuçiq, ka fituar mbështetje të madhe për shkak të politikës së tij pro-evropiane, e cila ka qenë tema kryesore e fushatës së tij. Por, Serwer poashtu ka përmendur se dikur Vuçiq ka qenë nacionalist ekstrem. “Shumë pyeten se përse Perëndimi është aq dashamirës ndaj Vuçiqit? Përgjigjja është e thjeshtë. Sekreti i diplomacisë është të bindni palën tjetër të bëjë atë që ju dëshironi. Dhe, Vuçiq po bën me sukses shumëçka që do BE-ja nga ai”, është shprehur analisti amerikan. Serwer, gjithashtu, ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur derisa nuk zgjidhen çështjet kryesore. “Kjo nënkupton njohjen diplomatike të Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk e di se si Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së”, ka deklaruar analisti, Daniel Serwer.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …