Bashkimi Evropian nuk ka plane të menjëhershme për të njohur talebanët pas fitores së tyre të madhe në Afganistan, por do të bisedojë me militantët për të siguruar që qytetarët evropianë dhe afganët që kanë punuar me BE të mund të largohen në mënyrë të sigurt, tha të martën Josep Borrell, shkruan Associated Press. Duke folur pas bisedimeve urgjente midis ministrave të jashtëm të BE-së, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell nënvizoi gjithashtu rëndësinë e hapjes së bisedimeve me talebanët për të ndihmuar në parandalimin e një eksodi të ri të refugjatëve, ndërsa shpërthen një krizë humanitare në vendin e shkatërruar nga konflikti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjenerali Cavoli para Senatit: Tensionet në Kosovë dhe Bosnjë kërkojnë forcimin e pranisë të KFOR-it
Gjenerali Christopher Cavoli, një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, ka raportuar para Senatit amerikan mbi situatën …