Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po garon edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, ka thënë se në zgjedhjet e tetorit do të hyjë pa organizuar fushatë zgjedhore, pasi qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mbas këtij shërbimi, unë do t’i bëjë zgjedhjet pa fushatë”, theksoi ai. “Krejt të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bën LDK-ja si parti, të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë, kam menduar që këto mjete t’i dërgoj te një familje në nevojë, për t’i ndërtuar një shtëpi ose për t’ia blerë një banesë dhe mos të harxhojmë për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”, tha Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …