Komisioneri i lartë i Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë deportimet e qytetarëve afganë pas marrjes së kontrollit nga talibanët. Reagimi i tij vjen pasi disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Holandën, kishin njoftuar javën e kaluar se i kishin pezulluar dëbimet pasi talibanët morën nën menaxhim zona të mëdha të vendit. Në anën tjetër, një numër vendesh të tjera të BE-së ishin zotuar të vazhdonin me dëbimet. Grandi tha se ishte gjithashtu e rëndësishme që fqinjët e Afganistanit, veçanërisht Irani dhe Pakistani, të mbajnë kufijtë e tyre të hapur për t’iu dhënë ndihmë afganëve për sigurinë e tyre. Ai më tej deklaroi se një program i madh i evakuimit mund të jetë i nevojshëm në një plan afatgjatë
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …