leoni

KOMUNA E RAHOVECIT LARGON DY DEPONI ILEGALE

Mbrojtja e mjedisit mbetet një prej prioriteteve të Komunës së Rahovecit. Në kuadër të kësaj, sot pastruam dy deponi ilegale në Zoqisht dhe në rrugën për Malishevë, si dhe trajtuam njërën prej deponive legale në komunën tonë. Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet në mbrojtjen e ambientit, fillimisht duke mos hedhur mbeturinat në vende joadekuate, si dhe duke i raportuar te autoritetet kompetente ata që ndotin mjedisin, duke hedhur mbeturinat në lokacione të padestinuara, të cilat më pas shndërrohen në deponi ilegale. Rahoveci është njëra prej komunave më të pastra, falë veprimtarive të shumëllojshme bujqësore dhe pozitës gjeografike, por edhe si rezultat i angazhimit të komunës në eliminimin e deponive ilegale. Është e drejtë e çdo qytetari që të jetojë në hapësirë e ambient të pastër, prandaj ju ftoj që së bashku ta mbajmë të pastër Rahovecin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …