Agjencia e lajmeve Associated Press, i ka siguruar të dhënat lidhur me çmimin e luftës 20 vjeçare në Afganistan. Për shkak se në periudhën 2003-2011 Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në luftërat në Afganistan dhe në Irak, shumë trupa amerikane kanë shërbyer në të dyja luftërat dhe disa të dhëna përfshijnë të dyja vendet.
Numri i amerikanëve të vrarë në Afganistan deri në prill të vitit 2021 është 2 mijë e 448.
Kontraktorët amerikanë: 3 mijë e 846.
Ushtria dhe policia afgane: 66 mijë.
Anëtarët e forcave të tjera, përfshirë nga vendet anëtare të NATO-s: 1 mijë e 144.
Civilët afganë: 47 mijë e 245.
Talibanët dhe luftëtarët tjerë opozitarë: 51 mijë e 191.
Punëtorët për ndihma: 444.
Gazetarët: 72.