Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, ia përkujton kryeministrit, Kurti, fjalimin kur e kishte kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të pandemisë

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti fjalimin e tij në Kuvend, ku e kishte kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të virusit korona. Ai ka shkruar se nëse i referohemi logjikës së Kurtit, tani Kosova ka një qeverisje skandaloze që po rrezikon seriozisht e po ua merr jetët qytetarëve. “Në ditën kur Qeveria Kurti e mori pushtetin, kishim 700 raste me virus. Njëqind ditë më vonë, kishim vetëm 9 raste të reja. ‘Qeverisjen tonë duhet ta vlerësoni në bazë të kësaj statistike’, na tha Kurti. Le të vazhdojmë pra: në ditën e 150-të të qeverisjes Kurti, kemi 2110 raste të reja në një ditë  dhe  4 vdekje. Pra brenda vetë logjikës së Kurtit, kemi qeverisje skandaloze që po rrezikon seriozisht e po ua merr jetët qytetarëve”, ka shkruar  kryetari i PSDsë, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …