Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Nexhmi Shala. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij dhe njëherit kryetari Nismës, Fatmir Limaj. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Nexhmi Shala. Ai ishte një hero i gjallë, i cili gjithë jetën ia kushtoi vendit. Nexhmiu do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një luftëtar trim dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha aq shumë”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …