Edi Rama: Kemi dëgjuar për shumë vite në BE të njëjtën gjë, por asgjë nuk ka ndryshuar

Në një intervistë për “El Periodico”, kryeministri, Edi Rama, ka thënë se në Shqipëri do të vijnë rreth 1000 afganë

Shqipëria dhe Kosova, dy vende të vogla të Europës, janë vendosur në linjën e parë të vendeve që do të presin këtë javë refugjatë afganë. Kjo iniciativë e këtyre dy vendeve u bë edhe shkas që shumë vende të tjera të Ballkanit të pranonin refugjatë afganë. Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Periodico”, Edi Rama ka thënë se në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. “Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA. Në fillim brenda javës ata që do të vijnë janë rreth 1000. Ato janë kryesisht ‘aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara’”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …