Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi për të pranuar refugjatë afganë, ka deklaruar kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke shtuar se njerëzit që kanë punuar për ndërkombëtarët në Afganistan nuk mund të lihen në mëshirë të fatit. Ai kërkoi që afganët të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare të BE-së. “Ne duhet t’i mbrojmë ata që kanë punuar dhe bashkëpunuar me ne, nuk mund t’i braktisim dhe t’u themi “Qëndroni dhe përballuni me hakmarrjen”. Ne kemi përgjegjësi. Unë besoj se Komisioni Evropian mund të miratojë shpërndarjen e tyre të barabartë midis shteteve anëtare dhe kjo mund të bëhet shpejt”, deklaroi Sassoli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …