Turqia

Rexhep Tajip Erdogan: Turqia është e gatshme për të mbrojtur aeroportin e Kabulit edhe nën sundimin taleban

Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte i hapur për bisedime me talebanët. Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Erdogan. Turqia është ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, njoftoi BBC. Por avancimi i shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët amerikanë të mbrojtjes. Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende e ka në vëmendje për të operuar në aeroport. “Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një panoramë e re u shfaq para nesh,” tha ai. “Tani ne po i hartojmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja”, theksoi Erdogan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …