Jo vetëm rritja e hovshme e numrit të udhëtarëve por sukseset dhe ofrimi i shërbimeve kualitative nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë të ndalur në vitin 2016.
Në katër mujorin e parë të këtij viti, Aeroprti Ndërkomb]tar i Prishtinës, “Adem Jashari” zgjidhet për herë të dytë stacioni më i mirë për performancë nga kompania e mirënjohur lowcost EasyJet.
Ky çmim i është ndarë për muajin Mars 2016 duke arritur 100% të performancës për ofrimin e shërbimin ndaj kompanive ajrore.
EasyJet operon me gjashtë fluturime në javë për Bazel, katër fluturime për Gjenevë dhe tri fluturime për Berlin.