Anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala në një konferencë për media ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor me kohë, krahas situatës së rënduar nga përballja me pandeminë Covid 19 dhe rritjes së numrit të rasteve të infektuara me virusin Delta. Shala ka thënë se për PDK-në është jashtëzakonisht të papranueshme, zhgënjuese dhe dështim fund e krye i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të nuk ka arritur t’i bëjë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator. Ai ka ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me këtë situatë dhe ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit duke thënë se në vend të përgatitjeve intensive, ata e kaluan pushimin veror në bregdet dhe sallone dasmash dhe rrezikojnë të dështojnë edhe një vit të ri shkollor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …