Inspektorët e mjedisit në Ferizaj shqiptuan 5400 euro gjoba për ndotësit e mjedisit

Ferizaj ditë më parë u vlerësua nga raporti i “Let’s Do It Kosova” si komuna që ka shqiptuar më së shumti gjoba për mjedisin në periudhën Mars-Korrik 2021. Është kjo puna e inspektoreve të mjedisit, në zbatim të ligjeve inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, çka rezultoi që vetëm sot të shqiptohen 3 gjoba me vlerë totale financiare 5400 euro për biznese/individë të cilët me mbeturinat që kanë hedhur në vende joadekuate, në hapësira publike, kanë kthyer ato pika në deponi ilegale të mbeturinave. Nazlime Sejdiu, një nga inspektoret e mjedisit tha se bashkë me kolegët janë vazhdueshëm në terren dhe se beteja për të mbrojtur mjedisin është e pakompromis ndaj të gjithë ndotësve, personave të papërgjegjshëm që kanë shndërruar hapësirat publike në deponi ilegale të mbeturinave.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …