Kryetari Latifi në Ditën Botërore të Humanizmit ka ndarë mirënjohje për të gjithë heronjtë e vërtetë të luftës ndaj pandemisë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në Ditën Botërore të Humanizmit, në emër të Komunës së Rahovecit, ka ndarë mirënjohje për të gjithë heronjtë e vërtetë të luftës ndaj pandemisë, që kanë dhënë shumë nga vetja që ne ta kalojmë sa më lehtë këtë periudhë të vështirë. Kryetari Latifi tha se, Pandemia na ka goditur të gjithëve, rëndë! Dhe në Rahovec, ashtu si në çdo vend të botës, heronjtë e vërtetë të luftës ndaj pandemisë ishin të gjithë punëtorët esencialë, duke filluar nga stafi shëndetësor, policët, inspektorët, zjarrfikësit, pastaj punëtorët e administratës, të Qendrës për Punë Sociale dhe donatorët. Ata nuk kursyen asgjë nga vetja për të kontribuar, në një mënyrë apo tjetër.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …