Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër Covid-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar koronavirusin. “Covid-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij.uk N jepen antibiotikët”, është shprehur ai. “Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e Covid-19 ku një kapitull i është kushtuar koronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar Covid-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka apeluar Raka.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …