Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar numrin e të infektuarve me Covid-19, i cili është rritur ditëve të fundit. Ajo thënë se gjendja është alarmante dhe nuk shihet asnjë përpjekje për ta lehtësuar procesin e vaksinimit. “2236 të infektuar. Gjendja është alarmante. Nuk po shohim askund në dritë përpjekje për decentralizim dhe thjeshtëzim të procesit të vaksinimit. Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme. E votat, nuk kanë me na vy askujt”, ka shkruar Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …