Komuna e Deçanit njofton Familjarët e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Zhdukurve, përfaqësuesit e Institucioneve, qytetarët dhe gjithë të interesuarit, se Komuna e Deçanit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër e shtune me datë 21.08.2021, në ora 12-të bën rivarrimin e eshtrave të Demë Ali Pozharit që preheshin në Stamboll të Turqisë.
Luftëtari dhe patrioti i madh po rikthehet në Pozhar të Deçanit.