Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk është hera e parë që siguria e vendit po provokohet në muajt e fundit. Sipas saj, një provokim i tillë ka ndodhur me liturgjinë në kishën brenda Kampusit të Universitet të Prishtinës, hyrje-daljet në kufijtë e Kosovës dhe siç tha ajo siguria e Kosovës po provokohet edhe nga një grup kriminal i quajtur “Mjekroshët” e që sipas saj operon tash e një kohë të gjatë në veri të vendit. “Qeveria e Kosovës e ka kuptuar tashmë faktin se është lehtë të flitet nga korneri, por kur është në mes të fushës ka heshtur dhe nuk po do të merret me problemet që po na paraqiten çdo ditë. E pamë dje se është mbajtur një koncert në veri të vendit nga një bend çetnik që ka provokuar shumë rëndë qytetarin dhe shtetësinë e Kosovës dhe këtu nuk duhet shpikur asgjë por vetëm të zbatohen ligjet e Kosovës për përdorimin e gjuhës fyese dhe të mos i lejohet hyrja atij bendi”, ka thënë Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …