leoni

Organizata për të drejtat e pacientëve, kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Organizata për të drejtat e pacientëve, kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Për të tretën ditë me radhë, rekordet me të infektuar thyhen një pas një në vendin tonë. Mbi 2 mijë të infektuar brenda ditës në Kosovë, derisa institucionet po qalojnë në luftimin e pandemisë. Për këtë arsye, Organizata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, Vitia tashmë mendjen e ka te Prishtina dhe jo te menaxhimi i Pandemisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. “Na duhet një ministër shumë energjik, pragmatik dhe që di t’i jap zgjidhje problemeve që janë shtresuar në shëndetësi. Prandaj është e udhës që Ministri Vitia të jap dorëheqje dhe të largohet nga sistemi shëndetësorë.”, ka thënë Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …