Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e katërt të vdekjes, ish-kryeministrin dhe zyrtarin e lartë të PDK-së, Bajram Rexhepin. Ai ka shkruar se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plotë sfida, beteja e fitore. “Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …